Blue- Mari Tereze Mareshall, francezja që u dashurua me Shqipërinë (21 Mars 2004)


Blue- Mari Tereze Mareshall, francezja që u dashurua me Shqipërinë (21 Mars 2004)

15:11 21/03/2004

Problemi me ujin e pijshëm në Shqipëri bëri kurioze fracezen Mari Tereze Marshall, gjë që do t’a shtynte të vizionte vendin tonë për të dhënë kontributin e saj në mënyrë vullnetare. Jeton në Tiranë prej 14 vitesh dhe shqipen e flet në mënyrë të përkryer. Një inxhiniere ndërtimi në profesion dhe eskperte në kanalizimin dhe ujin e pijshëm. “Shqipëria më ka pëlqyer që në momentin e parë që shkela në të, por njerëzit ishin shumë të trishtuar.”– u shpreh ajo.

Ajo është mama e 5 fëmijëve, dy djemve dhe tre vajzave dhe tregon se është një gjyshe e lumtur. Jeta në Shqipëri është mjaft impenjative. Edhe pse ka vite që jeton këtu nuk ka krijuar shumë shoqëri. Koha e saj është e mbushur vetëm me punë. E dashuruar me Shqipërinë ajo ka një thirrje për të gjithë të rinjtë që t’a duan vendin e tyre dhe të mos largohen kurrë nga ai./tvklan.al






Të ngjashme