Gjanica, një lumë prej nafte
Rehabilitimi i shtratit të Gjanicës në Fier ka nxjerrë më në pah ndotjen e lumit që është prej kohësh një shqetësim për banorët.
Ata thonë se ndotja vjen kryesisht nga hidrokarburet dhe nga fabrikat e ullirit, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e menjëherëshme të autoriteteve.
“U tha atëherë që do pastrohen, do vihen filtra që mos të vijë nafta, ujërat e pistë, që të futet peshku. Të gjitha shkarkimet bëhen këtu në Gjanicë, sidomos serra dhe nafta”.
“Të vëjë dorë qeveria që ky mos të jetë kështu. Se është bërë gjë e bukur të dalësh me fëmijë, me familjen, por kur merr erën e naftës…”
“Është i vetmi lum, ma do mendja, në Republikën e Shqipërisë, pa një gjallesë. Mbytesh nga era e rëndë. Ndaj një apel përsëri për të disatën herë, z.ministër të vënë dorë”.
Nga autoritetet mjedisore nuk ka asnjë masë për eleminimin e ndotjes. Janë vendosur vetëm gjoba që nuk janë vjelur ende për shkak se janë në procese gjyqësore.
Klan Plus