Takimet e kryeministrit Meta gjatë vizitës në Gjermani – (18 Janar 2001)


Takimet e kryeministrit Meta gjatë vizitës në Gjermani – (18 Janar 2001)

20:25 18/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta ka kërkuar ndihmën e qeverisë gjermane në fushën e energjitikës. Gjatë një takimi me sekretarin gjerman të shtetit për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim Shtater, ai kërkoi angazhim të mëtejshëm të palës gjermane, për ngritjen e linjës së ndërlidhjes së energjisë elektrike midis Elbasanit dhe Podgoricës.

Sekretari gjerman i shtetit, ka premtuar, jo vetëm mbështetjen për këtë projekt, por dhe për ndërtimin e linjës së ndërlidhjes së energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ndërsa gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Oto Shili, kryeministri Meta, ka kërkuar ndihmën gjermane për ngritjen në Vlorë të qendrës rajonale të luftës kundër trafikut ilegal.

Kryeministri Meta me një helikopter të posaçëm është nisur drejt Valsburgut, i quajtur ndryshe qytet i makinave. Ai është takuar atje me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë së madhe të makinave Volsvagen, prezentë edhe në Shqipëri. Po sot Meta ka takuar në Hamburg kryeministrin e këtij landi e më pas ka zhvilluar një takim me komunitetin e biznesit gjerman./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme