Në “Love Story” nuk flitet vetëm shqip, çfarë i tha Jonida Saimirit në gjermanisht!


Në “Love Story” nuk flitet vetëm shqip, çfarë i tha Jonida Saimirit në gjermanisht!

21:46 16/11/2020

S’kanë fund surprizat dhe të papriturat në emisionin Love Story në TV Klan, reality dating show i parë në Shqipëri i këtij formati, ku një kast i mrekullueshëm vajzash do të sfidojnë veten dhe njëra-tjetrën në rrugën për të bërë për vete Saimirin.

Konkurrentja Jonida u përshëndet në një mënyrë ndryshe nga vajzat e tjera me Saimirin, teksa i’u drejtua me disa fjalë gjermanisht, gjuha e vendit ku jeton 33-vjeçari.

Fliske gjermanisht! Më bëhet qejfi që di dhe gjermanisht pasi është një gjuhë e vështirë”, i tha Saimiri i surprizuar.

Më tej, Jonida e ftoi të kërcenin së bashku.

“Unë kam qenë në Gjermani dhe më pëlqen shumë. Dua të të ftoj të kërcejmë por edhe këtë do ta them gjermanisht”, u shpreh ajo.

Më pas ata shijuan një vals të këndshëm mes tyre dhe u përshëndetën sërish në gjermanisht.

Jonida është një vajzë 23-vjeçare nga Elbasani, e cila studion për dizajn.

Rruga drejt qytetit për një vajzë nga fshati nuk është e lehtë, por nëse ke guximin dhe ambicien e Jonidës, gjithçka arrihet.

Ajo shprehet se kërcimi është një moment magjik për të, pasi e çliron nga stresi dhe i ndriçon mendjen./tvklan






Të ngjashme