“Prapë ti”, Saimiri ngatërron binjaket që kanë vendosur ta joshin njëkohësisht


“Prapë ti”, Saimiri ngatërron binjaket që kanë vendosur ta joshin njëkohësisht

22:17 16/11/2020

Nuk kanë fund surprizat në spektaklin “Love Story”, ku dy motra binjake kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin, protagonistin e këtij “dating show”.

Albana dhe Silvana, si dy pika uji, pritet të shfaqin atë çfarë është e ndryshme tek to, karakterin e tyre.

Pas takimit me Silvanën, Saimiri i drejtohet Albanës me fjalët “prapë ti”, duke menduar që është i njëjti person.

Ndërkohë, Albana prezanton veten dhe i thotë që është motra binjake dhe se kanë vendosur që ta joshin atë njëkohësisht të dyja.

“Un jam binjakja, quhem Albana dhe dua të them që je me fat sepse je djali i parë që ne vendosëm të joshim të dyja njëkohësisht, kështu që ke dy përgjegjësi mbi shpatulla”, shprehet Albana.

Ndërkohë Saimiri thekson se edhe pse motrat kanë të njëjtën aparencë, ajo që mbete të zbulohet është karakteri i tyre. Më tej ai e ngacmon edhe për faktin që jetojnë në shtete të ndryshme, teksa shprehet i vendosur se Albana do të përfundojë duke jetuar në Gjermani.

“Ju jeni një aparencë por do shohim karakterin si do jeni. E mendon që ta lësh italinë dhe të jetosh në gjermani? Për dashurinë bëhen këto sakrifica. Ose duhet të jetoj unë në Itali ose ti në Gjermani, por shanset më të madha janë që të vish ti në Gjermani”, tha Saimiri.

Albana, shprehet se njeriu më i dashur për të është padyshim motra e saj binjake, pasi janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Albana tregon se ato janë kudo bashkë, dhe programi “Love Story” nuk bën përjashtim për to.

Ajo shprehet se për vite me radhë ka ndjekur kurse kërcimi, i ka pëlqyer që e vogël, por tani ka mbetur thjesht një pasion.  Albana e përshkruan veten si një vajzë shumë të drejtpërdrejtë, impulsive dhe kokëfortë./tvklan






Të ngjashme