SHBA heq sanksionet tregtare ndaj Jugosllavisë – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Agjencia e lajmeve AFP, tha dje, se SHBA do të njoftojë zyrtarisht sot heqjen e sanksioneve tregtare dhe financiare amerikane, të vendosura mbi Serbinë. Lajmin e dha dje një funksionar i administratës së presidentit Bill Klinton. Këto sanksione u vunë ndaj regjimit të Millosheviçit në kohën e luftës në Bosnje, kur regjimi i tij përkrahte masakrat serbe, ndaj popullsisë boshnjake. Më pas sanksionet u shtrënguan gjatë agresionit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Me rënien e Sllobodan Millosheviçit dhe futjen e vendit në rrugën e demokratizimit, perëndimi njoftoi se barrierat ekonomike dhe financiare nuk kishin më kuptim të qëndronin./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego