Rivendosen marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shqipëria ka rivendosur marrëdhëniet diplomatike më Jugosllavinë. Lajmi është konfirmuar nga Minsitri i Jashtëm Paskal MIlo. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit, u ndërprenë gjatë krizës së Kosovës, në Prill të vitit 1999. Milo u shpreh se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike është në interes të të dy palëve. Por modalitet për rivendosjen zyrtare të marrëdhënieve, do të diskutohen në takime që do të zhvillohen më vonë. Lajmi nga Tirana zyrtare u bë publik sot, vetëm pas njoftimit të agjencisë zyrtare jugosllave të lajmeve Tanjuk./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego