Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” përgatitet për ndeshjen me Anglinë – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dyert e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” mbyllen, jo për të mos u hapur më, por deri më 28 Mars, kur në Tiranë do të zbres përfaqësuesja e Anglisë, për t’u ndeshur me përfaqësuesen tonë, për eliminatoret e kampionatit botëror. Shumë zhurmë, shumë jehonë nga shtypi sportiv i vendit tonë është bërë ditët e fundit, duke marrë shkas edhe nga interesimi i federatës angleze. Megjithatë vetë drejtori i stadiumit kombëtar, zoti Mehdi Bushati shprehet:
Mehdi Bushati:- “Shumë zhurmë po bëhet dhe zhurmë më e madhe se sa duhet në fakt, për ndeshjen me Anglinë. E them këtë për faktin se nuk ka nevojë të bëhet kaq zhurmë, kur ne kaluam një ndeshje me shumë sukses me Greqinë, e cila kaloi përmasat dhe kufijtë sportiv dhe çdo gjë shkoi më rregull. Edhe në të kaluarën stadiumi “Qemal Stafa” dhe strukturat sportive të tij, kanë përballuar me sukses shumë aktivitete ndërkombëtare të rangut evropian dhe botëror”./tvklan.al