Gruaja varroset për së gjalli me kokën jashtë, një javë më pas…


Gruaja varroset për së gjalli me kokën jashtë, një javë më pas…

12:20 17/11/2020

Policia zbuloi trupin e një gruaje të varrosur për së gjalli, me kokën e lënë jashtë. Viktima dyshohet se u la që të vdiste rreth 1 javë më parë në një pyll pranë qytetit rus të St Petersburg. Sipas policisë atje, ngjarja makabre u zbulua nga një 36-vjeçar i cili po ecte në pyll.

Identiteti i gruas nuk është bërë i ditur, megjithatë besohet se ajo është rreth të 40-ve. Ajo mbante veshur një kostum sportiv dhe në xhep ju gjet një varëse floriri.

Duke cituar mediat ruse, DailyMail shkruan se gruaja dyshohet se u varros rreth 7 ditë më parë dhe me gjasë ishte e gjallë kur u mbulua me dhe. Autoritetet policore thanë se ajo e kishte pasur të pamundur që të dilte nga gropa.

Trupi i gruas u zbulua në një pyll mes St Petersburg dhe rrethinave të Yuntolovo, ku jetojnë më shumë se 10,000, në një distancë prej 500 metrash nga rruga kryesore./tvklan.al






Të ngjashme