Ish-vjehrri hap fletoren dhe zbulon sekretet për nusen e djalit: Kam shënuar të gjitha lëvizjet e saj
Konflikti, sherret e vazhdueshme dhe pretendimet për tradhti kanë përçarë një familje në Fushë-Krujë.
Rolanda Paturri, nënë e 3 fëmijëve, është divorcuar me bashkëshortin dhe jeton në shtëpinë 1-katëshe që ka ndërtuar ish-vjehrri i saj Muharrem Kallmeti. Ky i fundit ka hedhur në gjyq Rolandën dhe kërkon që të marrë përsëri pronën dhe truallin që i përket, ndërsa 38-vjeçarja kërkon të përfitojë pjesën e pasurisë që i takon.
Ish-vjehrri i saj ka pretendime për sjelljen e Rolandës, të cilën e akuzon për tradhti bashkëshortore dhe që në fillim ka qenë kundër martesës së djalit të tij me 38-vjeçaren.
Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka, z.Muharrem tregon se ka mbajtur shënim në një fletore të gjitha veprimet, e pahijshme sipas tij, të Rolandës.
Ai ka treguar një rast, kur ish-nusja e djalit të tij u largua nga banesa në vitin 2003 për ditë të tëra. Si ky rast, Muharrem Kallmeti shprehet se ka plot të tjera, të cilat i ka mbajtur shënim në fletoren e tij.
Muharrem Kallmeti: Ta shohësh këtë fletore është plot me shënime.
Spartak Koka: Çfarë është kjo fletore?
Muharrem Kallmeti: Kjo fletore ka shënimet që e merrnin njerëzit në telefon dhe largohej nga shtëpia natë e ditë, edhe në 10 të natës.
Spartak Koka: E merrnin në telefon?
Muharrem Kallmeti: E merrnin në telefon!
Spartak Koka: Kush ka shkruar aty? Çfarë janë?
Muharrem Kallmeti: Unë!
Spartak Koka: I keni mbajtur shënim sa herë largohej?
Muharrem Kallmeti: Po, sa herë largohej.
Spartak Koka: Nga cili vit i keni të ruajtura?
Muharrem Kallmeti: 2003! Landa, më datë 20.08.2003 ka ikur nga shtëpia në orën 16:00. Ka lënë gocën 2 vjeç vetëm duke qarë dhe nuk ka ardhur në shtëpi dy netë. Pasi e ka gjetur Petriti, e ka marrë dhe e ka prurë prapë në shtëpi.
Spartak Koka: Dhe ju i ruanit të gjitha këto?
Muharrem Kallmeti: Po!
/tvklan.al