Blue – Rudina Xhunga: Televizioni më rriti dhe më mësoi të jem pa bindje politike (6 Mars 2005)


Blue – Rudina Xhunga: Televizioni më rriti dhe më mësoi të jem pa bindje politike (6 Mars 2005)

14:44 03/03/2005

Daljet e saj televizive nëpër intervista janë të pakta, por në “Blue” gazetarja Rudina Xhunga vendosi t’i rrëfejë të gjitha. Fëmijërinë e saj të kaluar në Vlorë, ardhja në Tiranë dhe si u gjend në gazetari. “Është e vështirë të flasësh për veten kur ke moshën që unë kam.” Mes fotografive të sjella në studio nga vetë ajo, foli për punët ndër vite në gazetat më të njohura shqiptare dhe për emisionin e përjavshëm politik “Shqip”. “Punët ndër vite ishin ato që më rritën dhe më mësuan dhe që të jem dhe pa bindje politike.”

Jo vetëm si gazetare, po Rudina Xhunga është e njohur dhe si shkrimare. Libri “Preja e një martese të lodhur”, do t’i sillte shumë sukses ku në 2 muaj është botuar më shumë se 5 herë. Përsa i përket dashurisë dhe jetës private, zgjodhi të mos fliste, por dita që do t’a bëntë këtë gjë, ndoshta do të vinte. “Vetës sime i kam thënë që për dashurinë do të flasësh kur ajo të vijë në formën e burrit tënd, në formën e saj më të sigurtë.”/tvklan.al






Të ngjashme