PS mohon zërat për takimin Nano-Kushtunica në Greqi – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Socialiste ka mohuar zërat, se në Athinë kryesocialisti Nano, ka pasur një takim me presidentin jugosllav Koshtunica. Sipas zëdhënësit të kabinetit të kryetarit Nano, Emin Barçi është në parktikën e punës së zotit Nano, publikimi i çdo aktiviteti me impakt pozitiv, që zhvillohet në dobi të vendit, stabilitetit dhe integrimit rajonal.
Emin Barçi:- “Në emër të kabinetit të zotit Nano, deklaroj se nuk ka asgjë të saktë nga spekulimet e publikuara nga disa media, për një takim mes kryetarit të PS Nano dhe presidentit jugosllav Koshtunica”.
Sipas zëdhënësit Barçi, momentalisht Nano ndodhet për vizitë pune në Republikën e Turqisë. Rezultatet e kësaj vizite, ai do t’i bëjë publike menjëherë pas përfundimit të aktiviteteve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame