“Love Story” arrin rekord audience, mbi 1 milion shikime brenda 12 orëve


“Love Story” arrin rekord audience, mbi 1 milion shikime brenda 12 orëve

16:42 17/11/2020

Spektakli i “Love Story” në TV Klan, i cili startoi një natë më parë ka regjistruar rekord shikueshmërie, teksa ka mbërthyer audiencën pas ekraneve mes emocionesh e surprizash të shumta.

Brenda 12 orëve, Reality Dating Show i parë në Shqipëri i këtij formati, ka arritur një ‘bombë’ prej afro 1 milionë shikimesh në kanalin zyrtar të Youtube të TV Klan dhe rrjetet sociale zyrtare të tij.

Këto shifra pritet të rriten në minutat në vijim teksa interesi i publikut për këtë romancë live ka qenë jashtë çdo pritshmërie.

Protagonisti i spektaklit, Saimir Kasemi, në daljen e tij të parë në skenë u shpreh se është i emocionuar që është pjesë e spektaklit dhe se diçka të tillë ia kanë propozuar dhe më pare në Gjermani, por ai ndihet krenar që është shqiptar dhe për këtë arsye ka vendosur ta gjejë dashurinë e jetës në vendlindje.

Në poltronin e opinionistëve u ulën Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, teksa kasti i vajzave ishte pjesë e skenës, ku diskutuan dhe komentuan mes tyre takimet e njëra-tjetrës dhe dëgjuan komentet e “princit të kaltër”.

Ndërkohë, produksioni i “Love Story” kishte rezervuar një surprizë për konkurrentet, teksa Alketa Vejsiu deklaroi se momenti i eleminimeve ishte thjesht një shaka dhe se nuk do të ketë eleminime natën e parë.

Tv Klan






Të ngjashme