Rama: Uji në rubineta pa ndërprerje, realitet


Rama: Uji në rubineta pa ndërprerje, realitet

17:18 17/11/2020

Tirana ujë 24 orë në dite brenda 2024-s

Për të garantuar 24 orë në ditë furnizim me ujë të pijshëm, qeveria deri në vitin 2024 synon të përmbyllë punën në 200 kantiere të hapura në mbarë vendin.

Në krah të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kreut të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Rama tha se reforma e ujit e nisur tre vjet më parë nga qeveria e tij synon të transformojë një rrjet të trashëguar nga koha e komunizmit.

Për shkak të problematikës Tirana vitin e ardhshëm pritet të shkojë deri në 18 orë furnizim. Por se kur do të kenë pa ndërprerje në rrubinetat e tyre ujë banorët e kryeqytetit, lajmin e dha Drejtori i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve.

Një ndër sfidat në këtë reformë, sipas Ministres Balluku, ka qenë edhe ndërprerja e lidhjeve të paligjshme. Deri në fund të vitit të ardhshëm qeveria parashikon që me ujë të pijshëm pa ndërprerje të furnizohen rreth 2 milionë banorë.

Tv Klan






Të ngjashme