Bashkia e Durrësit përzë tregtarët ambulant nga trotuaret – (20 Janar 2001)


Bashkia e Durrësit përzë tregtarët ambulant nga trotuaret – (20 Janar 2001)

16:16 20/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Tregtarët e përzënë nga trotuaret në Durrës, pushtojnë sipërfaqen, ku do të ndërtohet kompleksi sportiv. Bashkia e Durrësit ashtu si dhe ajo e Tiranës, urdhëroi dhe filloi lirimin e një pjese të trotuareve në rrugët kryesore, të zëna nga tregtarët ambulant. Por të gjithë këta tregtar u drejtuan rreth hapësirave të stadiumit duke e filluar gjatë natës të caktojnë zonat. Duke qenë se një veprim i tillë është fare arbitrar, punonjësit e bashkisë iu drejtuan policisë që të ndërhynte./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme