Xhesi tregon përse ajo është më e veçanta për Saimirin
Tashmë ka nisur në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, “Daily Love Story”, një program ku publiku do të njihet me të pathënat, prapaskenat dhe komentet e spektaklit Love Story, i cili startoi një natë më parë, duke rrëmbyer zemrat e publikut.
Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.
Pak minuta para ngjitjes në skenë mbrëmjen e së hënës , konkurrentja Xhesara ka zbuluar se çfarë e bën atë të veçantë në këtë rrugëtim në “Love Story”.
Teksa gazetarja ka evidentuar që Xhesi është e vetmja vajzë kokëkuqe në garë, 26-vjeçarja është përgjigjur se ndihet e veçantë për këtë fakt, pasi edhe Sajmirit i pëlqejnë vajzat e veçanta.
“Kam shumë emocione, po dridhem, nuk e di a dallohem. Saimiri ka thënë në spot se nuk ka preferenca bjonde apo brune mjafton të jetë e veçante dhe ja ku jemi”, është shprehur ajo.
Më tej, e pyetur nëse mendon se do të eleminohet, Xhesi thekson ka pasur një impakt të parë pozitiv me Saimirin dhe se nuk mendon se do të eleminohet.
“Kam siklet normalisht por nuk mendoj se do jem unë ajo që do eleminohem sepse kemi pasur një impakt të parë pozitiv me Saimirin, me aq sa e kam ndjerë unë”, ka thënë bukuroshja e Love Story.
Sa i përket faktit që mund të gjykohet nga të afërmit për vendimin e saj për të përjetuar një romancë live me Saimirin, Xhesi shprehet se e ka marrë përsipër këtë përgjegjësi.
“Unë e kam marrë përsipër këtë pjesë në momentin që jam bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Shpresoj të jap më të mirën time dhe kjo më e mira ime të jetë mjaftueshëm edhe për njerëzit e mi”, ka thënë konkurrentja.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al