Rama në Shijak për rindërtimin
27 pallate do të jenë gati brenda Dhjetorit
Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak, ku pa nga afër procesin e rindërtimit në këtë zonë. Janë 27 pallate në Shijak më dëme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë kategorizuar DS1-DS3.
Punimet në këto banesa do të përfundojnë brenda muajit dhjetor, për të qenë gati për banorët, para vitit të Ri.
Kryeministri pa nga afër edhe një nga pallatet që po meremetohet, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Rama u takua edhe me banorë, të cilët u shprehën se kanë patur dëme të shumta nga tërmeti. Rama u shpreh se me punimet e bëra, çdo banese I rritet edhe Vlera në treg.
Tv Klan