“Mendoj se do të eleminohem”, Kejda rrëfen çfarë ka ndodhur në prapaskenë
Në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, ka startuar “Daily Love Story”, një program ku publiku do ketë mundësinë të shohë përtej skenës së spektaklit “Love Story”, premiera e të cilit u transmetua mbrëmjen e së hënës.
Gazetarja e “Daily Love Story”, Xhesi Muça, ka ‘ngacmuar’ konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.
Kejda ka qenë ajo që ka tërhequr vëmendje me përgjigjen e saj, teksa është shprehur se mendon që do të eleminohet.
Ajo ka rrëfyer se ka një lloj indiference me vajzat e tjera dhe se kjo gjë mund të ketë ndikuar edhe në takimin e saj me Saimirin.
“Duke qenë se jam afër me këtë fushë nuk kam shumë emocione. Unë mendoj se mund të eleminohem pasi i jam bashkuar kastit të vajzave shumë vonë, kjo gjë ka ndikuar që unë të jem pak e stepur dhe indiferente.
Ne kemi qenë edhe në backstage, kemi patur pak komunikim. Në këtë kohë që ne kemi kaluar me njëri-tjetrin, Saimiri mund ta ketë vënë re këtë indiferencën time, që vjen nga kjo gjë që un thash pak më herët. Por nëse Saimiri do ishte nga ata djem që i pëlqejnë vajzat indiferente do më pëlqente shumë”, është shprehur bukuroshja Kejda.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al