Kolonel Koseni takim me të rinjtë e Elbasanit – (20 Janar 2001)


Kolonel Koseni takim me të rinjtë e Elbasanit – (20 Janar 2001)

20:27 20/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Në diskotekat e Elbasanit, ka degjenerim dhe do të bëjë të pamundurën për të parandaluar këtë fenomen”. Kështu ka deklaruar drejtori i policisë, kolonel Edmond Koseni, në një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Mendimin e kolonel Kosenit e ka mbështetur edhe kryebashkiaku Hysen Domi. Bashkia Elbasan, tha ai është duke përgatitur një urdhëresë të veçantë, mbi orarin e funksionimit të diskotekave në këtë qytet.

Më pas të rinjtë i kanë drejtuar Kosenit një numër të madh pyetjesh. Kryesisht ata janë interesuar edhe për korrupsionin në radhët e policisë. Kam shkarkuar 800 policë që kur fillova punë këtu e deri tani, ka deklaruar Koseni, ku shumë prej tyre bashkëpunonin edhe me bandat. Ne nuk do të lëmë që në Elbasan të lulëzojë droga e prostitucioni, ka përfunduar ai./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme