Blue – Rovena Dilo: Ëndrra për t’u bërë filologe që përfundoi në këngëtare (3 Prill 2005)
Rovena Dilo ishte e ftuara e natës “Blue” për të rrëfyer çdo gjë nga jeta e saj si personale ashtu dhe profesionale. E lindur dhe rritur në Tiranë Rovela Dilo tregon prejardhjen e stërgjyshërve të saj për të cilët ndjen krenari dhe sot. “Ilia Dilo, stërgjyshi im është hartuesi i parë i gramatikës dhe sintaksës së gjuhës shqipe. Është themeltar i kësaj gjuhe që unë e dua shumë, e flas shumë dhe e këndoj shumë.”
Sot është këngëtare, por dëshira e saj e hershme ishte të bëhej filologe që të shkruante, të dinte më shumë për gjuhët dhe kulturën e vendeve të ndryshme. “Të këndoj kam nisur që në fëmijëri. Edhe në shkollë këndoja gjithmonë dhe zgjidhesha të dilja përpara klasës apo shkollës të këndoja. Kjo ishte dhe arsyeja që unë zgjodha këtë drejtim”./tvklan.al