Kursi i këmbimit valutor, dollari fiton përsëri pikë – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dollari në fund të kësaj jave përsëri ka fituar pak pikë. Kështu në tregun e lirë të këmbimit të valutës, 1 dollar blihej me 142 dhe shitej me 142.3 lekë. Ndërsa marka gjermane në këmbim me lekun, u mbyll në kuotat 68 në blerje dhe 68.2 lekë në shitje. Lireta italiane ishte 0.0684 në blerje dhe 0.0686 lekë në shitje.
Në bursën ndërkombëtare këmbimi i euros me dollarin, ka arritur në vlerat 1 euro baras me 0.933 dollarë. Ndërkohë sipas Ministrisë së Financave, gjatë këtij viti, kursi mesatar i këmbimit të dollarit, do të arrijë në 145 lekë./tvklan.al