Smogu rrit numrin e sëmundjeve në mushkri – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
44 mijë vetë vdesin çdo vit vetëm në Zvicër, Francë dhe Austri, prej sëmundjeve në mushkri, shkak i të cilave janë bërë grimcat e vogla të tymit të dala nga makinat. Kryesisht në mushkri, janë shfaqur sëmundjet e pneumonive. Tymi i ambientit së bashku me atë të rrugës, janë cilësuar si shkaktarët kryesor, të sëmundjeve vdekjeprurëse, që rëndojnë mbi zemrën dhe mushkrit.
Në Shqipëri nuk ekziston një rregull si në botë, ku trafiku përgjysmohet duke u alternuar. Sëmundjet e shtuara pneumonare trajtohen në spital, pa arritur të frenohen shkaktarët, për masën e popullsisë këmbësore. Tirana vuan nga qarkullimi i dendur i makinave dhe asnjëherë nuk është menduar për ndalimin e tyre qoftë edhe një orë, për të thithur oksigjen, e për të pasur mushkëri të pastra./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti