Blue – Të pathënat e Ylli Pangos (13 Mars 2005)


Blue – Të pathënat e Ylli Pangos (13 Mars 2005)

11:56 13/03/2005

Akademik, psikolog, shkimtar dhe politikan është CV-ja e Ylli Pangos, por rrallëherë ka folur për jetën e tij personale. Si fëmijë e kujton veten të ndrojtur dhe shumë të mbyllur në botën e tij. “Kam qenë i vogël një fëmijë i dobët, shëndetlig. Lagjia ku jam rritur ka qenë shumë agresive dhe ndoshta kjo është arsyeja pse qëndroja vetëm dhe isha një ndër të paktët fëmijë që preferoja të lexoja dhe të studioja.”

Studimet e larta i ka mbaruar për matematikë dhe ka qenë gjithmonë rruga që ka dashur të ndjekë. Ndër të tjerash, në kujtimet e tij, ai risjell se si matematika u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.”I ndjeri Shaban Baxhaku, babai i gazetarit të njohur Fatos Baxhaku, mbushi një dërrasë të zezë me formula dhe kur pa që dikush po fliste u kthye dhe tha: A e dini që kjo është jeta juaj tani? Aty unë përfytyrova një jetë vetëm me formula dhe me llogaritje./tvklan.al






Të ngjashme