PD dënon arrestimin e Azgan Haklaj – (21 Janar 2001)


PD dënon arrestimin e Azgan Haklaj – (21 Janar 2001)

15:07 21/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike e ka cilësuar arrestimin e kryetarit demokrat të Tropojës Azgan Haklaj, akt kriminal të shtetit. Sipas selisë blu, arrestimi i Haklaj është kryer pa një vendim të Prokurorisë. Partia Demokratike, deklaron se në Tropojë, mbizotëron klimë terrori nga prania e një numri të madh, forcash speciale. Me gjithë situatën e krijuar PD, u ka bërë thirrje tropojanëve, të ruajnë gjakftohtësinë për të mos rënë pre e provokacioneve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme