Shkodër, aksion i policisë tatimore ndaj bizneseve te pa licencuara – (22 Janar 2001)


Shkodër, aksion i policisë tatimore ndaj bizneseve te pa licencuara – (22 Janar 2001)

14:01 22/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Duke nisur nga java që vjen, subjektet e pa licencuara në Shkodër, do të përballen me gjoba të rënda të policisë tatimore, deri në mbyllje të aktivitetit të tyre. Ky është aksioni më i fundit i kësaj policie. Në Shkodër shumë subjekte private, kanë zhvilluar aktivitetin e tyre, pa paguar tarifat që parashikon sistemi i taksave, duke përfituar kështu dyfishin. Policia tatimore, ka vendosur afatin përfundimtar të tolerimit, për t’u lënë kohë të gjithë subjekteve të regjistrohen në organet tatimore./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme