Blue – LLaqi Nako: Theksi im nga Tropoja më pengoi të bëhesha aktor (24 Qershor 2005)


Blue – LLaqi Nako: Theksi im nga Tropoja më pengoi të bëhesha aktor (24 Qershor 2005)

15:06 24/06/2005

Koreografi dhe balerini i njohur Llaqi Nako ishte personazhi i ftuar që mbylli sezonin e parë të emisionit “Blue”. I lindur në Lushnje, por që kujtimet e fëmijësirë i lidh ngushtë me Tropojën pasi ati ishte oficer. Imazhet që ia sjellin ndër mend këtë periudhë të jetës janë dimri, bardhësia e dëborës, slitat, gështenjat. Teksa kujton vitet e fëmijërisë, sjell ndër mend dhe kohën kur u caktua fati i tij si balerin. “Babai donte që të vazhdoja për aktor, por theksi im verior nuk më lejonte që unë t’i artikuloja fjalët si duhej dhe mesazhi nuk përcillej qartë. Më vonë e lashë, por një pedagog tjetër sygjeroi që të vazhdoja për balet dhe u futa në kursin e baletit.”

Profesionin e balerinit dhe koreografit ai ia trashëgoi dhe djalit të tij, Albi Nako. “Unë kisha bindjen se Albi do të bëhej balerin, por jo krijues sepse ishte natyrë e papërqëndruar. Si fillim nuk kishte interesa të thella intelektuale dhe unë përsëri dyshoja. Biles edhe kur thoshte që unë bëhem koreograf, do bëhesh i thoja unë, por përsësi në mëdyshje. Por, më vonë filloi të ma trondisë bindjen time dhe thashe që ky bëhet!/tvklan.al






Të ngjashme