PS, Emin Barçi konferencë për takimin Nano-Koshtunica – (22 Janar 2001)


PS, Emin Barçi konferencë për takimin Nano-Koshtunica – (22 Janar 2001)

15:39 22/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Selia rozë ka konfirmuar takimin në Athinë mes kryetarit Nano dhe presidentit të Jugosllavisë Koshtunica dhe ministrin e jashtëm Zvilanoviç. Vetëm 48 orë më parë zëdhënësi Barçi e kishte përgënjeshtruar këtë lajm. Sipas tij në takimin me Koshtunicën, Nano kërkoi dhënien e mesazheve publike në shfaqen e qartë të angazhimeve nga autoritetet e reja të Beogradit, për lirimin e të gjithë të burgosurve politik shqiptarë në Serbi.

Emin Barçi:- “Gjatë qëndrimit në Athinë, zoti Nano, pati mundësinë e shkëmbimit të mendimeve dhe pikëpamjeve me presidentin e Jugosllavisë Koshtunica. Në këtë takim, kryetari i PSSH, ka përshëndetur ndryshimet demokratike të nisura në Serbi, si dhe në fitoren e forcave politike me orientim europian”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme