Vazhdojnë protestat e PD për Azgan Haklaj – (22 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në Tiranë dhe në Tropojë ka pasur protesta të përkrahësve të PD, kundër arrestimit të kreut të PD së Tropojës Azgan Haklaj. Një grupa deputetësh demokrat shkuan dje në repartin 313 të Tiranës, ku i kërkuan drejtuesve të saj të zhvillonin një takim me Haklajn. Por sipas ligjit ata nuk janë lejuar. PD pretendon se Haklaj është keqtrajtuar nga policia gjatë operacionit për arrestimin në banesën e tij në Tropojë. Por Bilbil Mema, drejtori i përgjithshëm i policisë, ka hedhur poshtë akuza e opozitës./tvklan.al