Morgu: Kur ka shumë ngarkesë viktimat qëndrojë dhe në dysheme


Morgu: Kur ka shumë ngarkesë viktimat qëndrojë dhe në dysheme

22:26 20/11/2020

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar lidhur me disa foto të shpërndarë në mediat sociale, që tregonin trupat e viktimave të lëna në tokë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i këtij institucioni, Bledar Xhemali shprehet se “morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete”.

Xhemali në deklaratë thekson se  kur institucioni është në pamundësi për të vendosur trupat në frigoriferë, i vendos ata mbi tavolina apo në barela dhe në dysheme.

Kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat për bëjnë kujtime të çmuara për familjarët”, shkruan Xhemali.

Në fund kreu i morgut shkruan se “autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit”./tvklan.al






Të ngjashme