Viti i Ri Kinez, festa në familjet kineze në Tiranë – (23 Janar 2001)


Viti i Ri Kinez, festa në familjet kineze në Tiranë – (23 Janar 2001)

12:57 23/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Viti i ri kinez është festuar dje nga 1/6 pjesë e botës. Vendi i prodhimit të fishekzjarrëve, ka mbledhur në sheshe miliona njerëz, që manifestonin në mënyrë të gëzueshme. Ky vit i ri është festuar edhe nga ajo pjesë e popullsisë kineze që jeton në kryeqytetin shqiptar, por jo me entuziazmin në Kinë. Kjo është familja e Hajos. Ajo prej 6 vjetësh feston vitin e ri në shtëpinë ku jeton në rrugën e “Dibrës”.

Paraditja për të nuk ka sjellë asnjë ndryshim, ajo ka shitur si zakonisht në dyqan, artikujt që tregton nga Kina. Hajo e feston këtë vit me miqtë dhe dy fëmijët, sepse bashkëshorti dhe dy fëmijët e tjerë kanë shkuar për ta festuar në Kinë. Tradicionalisht në këtë festë gatimet nuk janë të ndryshme nga ditët e tjera. Asortimentet e tryezës janë të thjeshta. Sipas Hajos nëse do ta festonin vitin e ri në Kinë do të ishte ndryshe./tvklan.al






Të ngjashme