Rritet numri i të punësuarve në Prefekturën e Fierit – (23 Janar 2001)


Rritet numri i të punësuarve në Prefekturën e Fierit – (23 Janar 2001)

13:43 23/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjatë këtyre 17 ditëve të para të muajit Janar, numri i të punësuarve në prefekturën e Fierit, ka arritur në 2300 punonjës, ku 1265 punëtor janë punësuar në qytetin e Fierit, 748 në qytetin e Lushnjes dhe 289 të tjerë në Mallakastër. Në rritjen e numrit të punësuarve, kanë ndikuar disa projekte punësimi, të investuara nga shteti, në biznesin e vogël apo të veprimtarisë private. Vitin e kaluar papunësia në këtë prefekturë arriti në 18 mijë e 500 persona, duke e radhitur prefekturën e Fierit në nivelet më të ulëta të papunësisë në rang Republike./tvklan.al






Të ngjashme