Policia e Tiranës arreston hajdutet e lokaleve – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Forcat e policisë kriminale, në bashkëpunim me atë të rendit, të komisariatit nr.3 të Tiranës, pas një aksion, bënë të mundur arrestimin e shtetasve Kreshnik Shemsedin Memia 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, si dhe të shtetasit Ylli Myfit Pustina 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrit, në periudha të ndryshme kanë kryer vjedhjen e disa lokaleve dhe të një shtëpie botuese.
Nga policia u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale të cilat përdoreshin nga autorët për vjedhjen e lokaleve. Gjithashtu po nga forcat e policisë, u arrestua edhe shtetasi Ferdinand Pjetër Kaça 55 vjeç, pasi ka blerë gjeneratorë të vjedhur nga autorët e mësipërm, duke ia fshehur policisë, si dhe ka goditur punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës./tvklan.al