Sanatoriumi i Korçës në gjendje të mjeruar – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në këto ditë të ftohta dimri, kur temperaturat shënojnë -0 gradë, pacientët e Sanatoriumit të Korçës, mundohen të ngrohen me këto ngrohëse por më kot, pasi tensioni i ulët nuk arrin të ngrohë. Mungesës së ngrohjes i shtohet dhe gjendja e rrënuar e godinës, ku të bie në sy suvaja e rënë apo çatia, që pikon, ndërkohë që mensa e pacientëve shërben njëkohësisht edhe si dhomë vizite për mjekët.
Në këtë Sanatorium trajtohen të sëmurët në gjendje të rëndë shëndetësore, por kurimi në këto kushte është i pamundur. Kështu që pacientët vijë, marrin recetat dhe preferojnë të kurohen në shtëpitë e tyre. Vetëm 23 pacient vazhdojnë të trajtohen në këtë spital./tvklan.al