Qeveria norvegjeze investime për nënstacionin elektrik në Elbasan – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në muajin Shkurt të këtij viti fillon zbatimi i një projekti prej 6.6 milion dollarësh, ndihmë e qeverisë norvegjeze për nënstacionin 400 KW, të instaluar në Elbasan. Kredia norvegjeze, parashikon dyfishimin e marrjes dhe të dhënies së energjisë, nga nënstacionet e Elbasanit. Përfundimi i investimit do të mundësojë importimin dyfish të energjisë, nga linja ndërkombëtare e tensionit të lartë që lidhet me Greqinë.
Investimi përfshin instalimin e transformatorëve të mëdhenj. Nga ky nënstacion do të dublohet linja e tensionit të lartë me shtylla dhe tela për përcjelljen e energjisë. Sipas burimeve në drejtorinë e filialit të KESH-it në Elbasan, përfundimi i nënstacionit, do të përmirësonte ndjeshëm situatën e furnizimit me energji në të gjithë pjesën verilindore dhe juglindore të Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora