Sabri Godo kritik për rivendosjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë – (23 Janar 2001)


Sabri Godo kritik për rivendosjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë – (23 Janar 2001)

13:58 23/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministria e Jashtme ka rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë, pa vënë në dijeni komisionin e jashtëm parlamentar. Protesta e këtij komisioni është përcjell për mediat nga kryetari Godo. Ai ka këmbëngulur pranë kryeministrit Ilir Meta, që në negociatat me palën jugosllave, qeveria të këmbëngul në plotësimin e kushteve, për lirimin e të burgosurve kosovarë.

Sabri Godo:- “Ministria e Jashtme i konsideron të vendosura këto marrëdhënie. Propozimi i Ministrisë së Jashtme ndoshta, do që këto marrëdhënie të jenë në nivelin e të ngarkuarve me punë dhe jo të ambasadorëve dhe ne do të shikojmë me vëmendje më tej se si do të procedojë Ministria e Jashtme, lidhur me këtë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme