Kryeministri Meta takim me Sabri Koçin dhe Janullatos – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Qeveria ka bërë sot publike, njohjen e pronësisë për të ndërtuar një xhami në vendin e quajtur Namazgja dhe një katedrale pranë qendrës së Tiranës. Kryeministri Meta, ka thirrur sot në zyrën e tij për të komunikuar vendimin, kryetarin e komunitetit mysliman, Hafiz Sabri Koçi dhe kryepeshkopin e kishës autoqefale Anastas Janullatos.
Është në politikën e qeverisë sonë, theksoi Meta, mbështetja e komuniteteve fetare, me qëllim që ato të realizojnë misionet e tyre fisnike, për më shumë tolerancë mirëkuptim dhe paqe, bashkëpunim dhe respekt human midis njerëzve. Qeveria që unë drejtoj, tha ai, synon në vendosjes e drejtësisë deri në fund edhe për komunitetet fetare.
Ndërkohë kryebashkiaku Rama tha, se projektet për ndërtimet e këtyre institucioneve duhet të jenë me standarte të larta urbanistike, që të mbajnë parasysh traditën historike shqiptare dhe të ardhmen qytetëruese dhe moderne të Tiranës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego