Blue – Kinemaja e Piro Milkanit (20 Korrik 2003)
Kineasti i mirënjohur, Artisti i Popullit Piro Milkani i ftuar në emisionin “Blue”. Dhe pse ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, ai nuk ngurroi të vinte në emision dhe të rrëfente çdo gjë rreth jetës dhe karrierës së tij. Me filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, ai debutonte për herë të parë si regjisor dhe do të spikaste për mënyrën e realizimit të një ngjarje të rëndësishme nga historia. Rrëfimin e tj e nis nga filmi “Dasma” . I sjell kujtime të bukura pasi fill pas dasmës së tij, së bashku me bashkëshorten Margarita nisen sëbashku për të kërkuar skenat e filmit dhe sipas tij ishte muaji më i bukur i mjaltit.
Filmi “Shtigje lufte” është filmi më i rëndësishëm për të sepse do t’a bënte një emër të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare. Ndërsa në fillim të viteve 80-të, filmi bazuar në skenarin e Ruzhdi Pulahës, “Shoqja nga fshati” e më pas “Zonja nga qyteti” do ta bënte kinemanë e Milkanit më të dashurën e më të komunikueshme me shikuesin./tvklan.al