Blue – Pëllumb Xhufi: Kujtimet e mia në lagjen “Muradie” (27 Mars 2005)
Pëllumb Xhufi është ish-diplomat e deputet, historian dhe akademik shqiptar. Edhe pse i lindur në Durrës, ai kujtimet e fëmijërisë i lidh me Vlorën. Kjo sepse babai i tij studionte në Bashkimin Sovjetik. “U vendosëm tek gjyshja, në lagjen “Muradie”, një lagje shumë e njohur në Vlorë. Një shtëpi përdhesë ku anash kishte xhaminë e kuqe dhe ne u rritëm pikërisht në atë ambjent me shumë historira, por dhe me mite. Kam shumë pamje në mendje, plazhin, lojërat dhe çapkënllëqet dhe miqtë të cilët unë i kam rigjetur pas 40 vitesh.”
Kur u rikthye në Tiranë kujtimet i lidh me Parkun Rinia sidomos me pallatet Shallvare. Ku parku ishte i ndarë në parcela dhe çdo fëmijë kujdesej për prodhimet e tij. Në vitet e adoleshencës ai kujton shkollën ku në shkollën e Gjuhëve të Huaja të Tiranës ka mbaruar studimet për latinisht dhe greqishten klasike dhe universitetin në Romë në Fakultetin e Filologjisë. Pas këtyre viteve, u rikthye të jepte kontributin me dijet e tij në atdhe./tvklan.al