OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve


OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve

13:54 23/11/2020

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5  të dënuarve.

Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije formulari i deklarimit të pasurisë u është dërguar 3 të dënuarve për vrasje, një të dënuari për rrëmbim dhe një të dënuari për grup të strukturuar kriminal.

Bledar Hasani banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me    dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”; Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme