Blue – Edmond Tupja: Franca, vendi që më dha mundësitë e arta (13 Qershor 2004)


Blue – Edmond Tupja: Franca, vendi që më dha mundësitë e arta (13 Qershor 2004)

14:24 13/06/2004

I ftuari i natës “Blue” Edmond Tupja. Ai është përkthyes, pedagog i gjuhës frënge dhe publicist. “Të flasësh për veten nuk është ndonjë gjë e madhe, por të kujtosh është gjë e bukur”. Kështu nisi të tregonte ai që nga periudha e fëmijërisë, studimet në Tiranë dhe diplomimi për gjuhë e letërsi frënge në Paris. “Fëmijëra ime ka qenë e lumtur sepse për aq sa më kujtohet dhe nën ndikimin e romaneve më bënë të kem një fëmijëri me shokë që komunikoja mirë dhe shumë të lumur.” “Nga mamaja do të doja të kisha marrë durimin, ndërsa nga babai aftësinë për të mos e çarë më kokën pasi e ke marrë një vendim.”

Duke kujtuar ndodhitë ndër vite, Tupja ndali tek fakulteti dhe tek jetesa në Francë pasi gjimnazi tek ai nuk kishte lënë shumë gjurmë. Për studimet në Francë ai tha se kishte qenë me fat pasi për situatën e atëhershme në Shqipëri, kjo ishte diçka e pazakontë. “Kisha fatin tim të mirë sepse gjimnazin e mbarova me nota të larta, vetëm një 9 në fizikë. Isha korrekt dhe familja ime kishte një repucation në parti.”/tvklan.al






Të ngjashme