Topalli regjistron në gjykatë partinë e saj
“Lëvizja për ndryshim”, pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit
“Lëvizja për Ndryshim” është partia më e re që do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Kjo forcë politike e kryesuar nga Jozefina Topalli është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, një muaj pasi u shpall nga ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike, e cila vendosi t’i rikthehet jetës aktive në politikë.
Partia e Topallit, vjen pas më shumë se tre vitesh nga lënia e saj jashtë listave te kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Tv Klan