Veliaj: Basha përhap panik për Covid
“Akuzat për rindërtimin për fushatë elektorale”
Nga Kombinati, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Veliaj tha se opozita kërkon të përhapë panik.
“Strategjia e Lulit është pandemia, drejtor morgu, drejtor shërbimi funeral, sa më shumë viktima aq më shumë panik, një çmenduri. Unë bësoj që njerëzit nuk kanë nevojë të kenë as master, as doktoraturë të kuptojnë që kush punon për njerëzit dhe ka bërë në një vit një gjë të paprecedentë . Pastaj strategjitë e këtyre me kadavra, me panik, me përçarje, janë të vjetra. U bë 30 vite. Ka 30 vite kjo kulturë, përça, përça, përça, përça, them që jemi pjekur si popullatë dhe nuk përçahemi më kollaj dhe nuk provokohemi më nga çdo lloj idiotësie, por kjo do komunikim dhe sqarim”.
Veliaj tha se edhe për rindërtimin, akuzat e opozitës janë në funksion të fushatës elektorale.
“Për sa kohë që 80% e njerëzve i kanë marrë pagesat, është çështje kohe edhe për 20% tjetër, se një pjesë e madhe e tyre i ka sjellë me vonesë, një dokument noterial, shtëpinë e ka pasur bashkë me vëllain në Gjermani, dhe përpara datës 31 Dhjetor ne do t’i likujdojmë të gjitha dhe të fillojmë edhe themelet këtu në Kombinat. Shumë prej këtyre debateve bëhen edhe në funksion të fushatës, se asnjë njeri nuk është naiv këtu. Po të ishin ata që u dhimbte shpirti për njerëzit, Luli do kishte ardhur përditë në Kombinat”.
Sipas Veliajt, brenda Dhjetorit pritet të nisë ndërtimi i lagjes së re në Kombinat.
Tv Klan