Rama: Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit

Pamje nga spitali COVID

Rama: Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit

08:43 24/11/2020

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga spitali COVID4 dhe shkruan se në këtë strukturë gjithçka është gati.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shprehet se të gjithë duhet të kujdesen për veten dhe lufta me COVID  fitohet vetëm duke bërë secili të vetën.

Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën🙏

#GjithçkaPërShëndetin #MASKA😷 #DISTANCA↔️ #HIGJIENA🧼 dhe mbi të gjitha, të shmangim çdo dalje nga shtëpia që nuk është e domosdoshme”, shkruan Rama.

 Një ditë më parë në strukturën e katërt spitalore dedikuar COVID-it ishte dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu./tvklan.al






Të ngjashme