Ushtria tajlandeze shkatërron një fushë me opium – (25 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ushtria tajlandeze, ka shkatërruar një fushë të mbjellë me bimë nga të cilat prodhohet opiumi. Ushtria tajlandeze, përdori një teknologji shumë të avancuar, satelitore, me anë të së cilës zbuloi fushën me bimë të tilla dhe në fund ushtarët u futën duke shkatërruar plantacionin.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se opiumi ka çmim shumë të lartë. Arsyeja kryesore që i bënë fshatarët të rrisin bimë të tilla është që të fitojnë shumë para, megjithatë, nëse kapën duke kultivuar bimë të opiumit, dënimi është 10 vjet burg dhe 2300 dollarë gjobë./tvklan.al