Trump nis të pranojë humbjen e zgjedhjeve


Trump nis të pranojë humbjen e zgjedhjeve

12:33 24/11/2020

“Lejon procedurat për transferimin e detyrës”

Donald Trump jep shenjat e para të njohjes së humbjes. Presidenti amerikan në detyrë ka lejuar nisjen e procedurave për kalimin e pushtetit tek pasardhësi i tij Joe Biden, fitues i zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Administrata për Shërbimet e Përgjithshme, një agjenci publike që merret me procedurat e kalimit të pushtetit mes presidentëve njoftoi se Bidenit do t’i jepet për dy muaj një zyrë e posaçme dhe fonde nga buxheti për procedurat e tranzicionit që zgjasin deri më 20 Janar, kur zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pushtetit nga Trump.

Stafi i Bidenit përshëndeti vendimin e Trumpit, që e konsideroi si një hap të rëndësishëm për nisjen e zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballen aktualisht Shtetet e Bashkuara, siç është kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

Ndërsa kreu në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, përmes Tëitter-it tha se pavarësisht nisjes së tranzicionit, ai është i vendosur për ta çuar deri në fund betejën kundër manipulimit të votave.

Joe Biden bëri publikë emrat e administratës së tij të re me të besuarin e tij Antony Blinken si sekretar shteti dhe ish-kryediplomatin John Kerry si të dërguar special për ndryshimet e klimës.

Tv Klan






Të ngjashme