Organizata ETA atentat në Spanjë – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Atentat tjetër në Spanjë. Ramond Dias Garsia 51 vjeç, babi i dy fëmijëve, me profesion kuzhinier marine, ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në makinën e tij në qytetin e San Sebastianit. Autoritetet spanjolle, thanë menjëherë, se atentati mban gjurmët e organizatës separatiste baske ETA. Dy kalimtarë u plagosën lehtë nga shpërthimi.
Gjatë vitit të kaluar ETA vrau 24 njerëz, duke e bërë vitin 2000, më të përgjakshmin pas 1992. Që nga viti 1968, fushat e dhunshme e ETA-s për një shtet të pavarur bask në Spanjë, ka shkaktuar 800 të vdekur./tvklan.al