Grupimi Bashkimi për Demokraci kundër ndarjes së hartës së re elektorale – (26 Janar 2001)


Grupimi Bashkimi për Demokraci kundër ndarjes së hartës së re elektorale – (26 Janar 2001)

19:18 26/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Grupimi Bashkimi për Demokraci, ka kundërshtuar sot, procedurat e ndërmarra nga mazhoranca, për ndarjen e hartës së re elektorale. Grupet parlamentare të këtij grupimi, kanë kontestuar edhe procedurat parlamentare, që sipas tyre kanë nisur pa marrë konsensusin e opozitës. Sipas nënkryetarit demokrat Jemin Gjana:

Jemin Gjana:- “Baza e këtyre kontenstimeve mbetet çështja e listave të zgjedhjeve. Ne i qëndrojmë deklarimit tonë se pa saktësuar sipas ligjit dhe praktikave 10 vjeçare të votimit, listat e zgjedhësve dhe hartimin e regjistrit kombëtar të zgjedhësve, çdo përpjekje për ndarjen e zonave është një manipulim i ri. Tashmë është vërtetuar se mekanizmi listë, u përdor për të manipuluar zgjedhjet të Tetorit 2000”.

Bashkimi për Demokraci ka deklaruar sot se do i bashkohet procesit parlamentar të ndarjes së zonave elektorale, vetëm pasi të zbatohet ligji për përcaktimin e ligjit kombëtar të zgjedhësve./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme