Përfundon infrastruktura nëntokësore në Bubq
Rama: Shtëpitë e reja, gati në pranverë
1000 nga 1500 familjet që ngelen pa strehë nga 2 tërmetet e vitit të shkuar në qarkun e Tiranës, Erjon Veliaj garanton se do të marrin çelësat e shtëpive të reja përpara 31 Dhjetorit të këtij viti. Një prej tyre është dhe familja e Dervishi në Petrelë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ishte edhe Bubq ku
ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re, shtëpitë e të cilës do të jenë gati në pranverë.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se në këtë zonë është parashikuar një sipërfaqe ndërtimi prej 8 hektarësh, ku nuk do të mungojnë edhe objektet sociale dhe ato të shërbimit.
Kryeministri Edi Rama ishte edhe në Rrashbull të Durrësit ku pa nga afër ambientet e reja që ofron shkolla e rindërtuar “Vëllezërit Haradinaj”.
Tv Klan