Sport, Igli Tare huazohet në kampionatin italian të futbollit – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kampionati Italian i futbollit ka marrë më tepër ngjyra shqiptare, duke qenë se bomberi ynë Igli Tare është huazuar për gjashtë muaj nga Bundesliga gjermane tek skuadra italiane Brescia. Dje së bashku me menaxherin e tij shqiptaro-kroatin Raça, biondi shtatlartë ka udhëtuar në drejtim të Brescias dhe ka hedhur firmën në kontratën e paraqitur nga drejtuesit e klubit, ku aktivizohet momentalisht i famshmi Roberto Baggio.
Tare do të jetë në formacionin e parë në ndeshjen e radhës që Brescia ka me Milanin, për javën e 16 të kampionatit italian të futbollit. Aktualisht skuadra e re e Tares ndodhet në pozita të dobëta në renditje, duke qenë në vendin e 16, një vend më lartë se skuadra e Reginas, ku luan shqiptari tjetër Bogdani./tvklan.al