Blue – Sajmir Kumbaro, djali çapkën i grupit “Broadway” (9 Janar 2005)
Sajmir Kumbaro, regjisori i famshëm shqiptar, ishte i ftuar në “Blue” për të rrëfyer rreth jetës dhe profesionit të tij. Traditë e emisionit, ku çdo rrëfim nis nga fëmijëria, për Kumbaron nuk ishte e vështirë që të kujtonte momentet më të veçanta të jetës së tij. “Jam rritur në një familje shumë të emancipuar dhe unë kam qenë ndër të parët fëmijë që për herë të parë shkoja në kopësht, gjë që më bëri që sot të jem natyrë tepër sociale. Kujtimi i parë që më vjen ndër mend është pikërisht në kopësht ku edukatorja ushtroi dhunë ndaj meje. Kanë kaluar 55 vite dhe ende e mbaj mend atë shpullë.”
Më vonë në adoleshencë ai ka studiuar në dy gjimnaze, “Andon Zako Çajupi” dhe “Petro Nini Luarasi”, por veten në atë kohë e quan çapkën për vete faktin se më vonë u bë dhe pjesë e grupit të famshëm “Broadway”. “Për këtë periudhë nuk ja fal vetes sime sepse kemi humbur kohën kot.” Universitetin e mbaroi për art dramatik. Shumë filma shqiptarë mbajnë emrin e tij dhe që vazhdojnë ende të pëlqehen nga publiku./tvklan.al